Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti-Dendias flasin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi

nga Kaltrina Berila20 dhjetor 2022
Kurti-Dendias flasin për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias gjatë së cilës biseduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.
Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.
Po ashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →