Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti dënon vrasjen në Ferizaj: Edhe një grua e vrarë mizorisht

nga B G12 prill 2024
Kurti dënon vrasjen në Ferizaj: Edhe një grua e vrarë mizorisht

Kryeministri Albin Kurti ka dënuar vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj duke thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka arsye të priten të dihen detajet e vrasjes.

“E dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje,” ka shkruar ai.

Kurti ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka mbetur i mangët e përgjegjësia mbetet përherë e lartë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →