Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti dhe ministrja Nagavci takuan veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit

nga B G7 mars 2024
Kurti dhe ministrja Nagavci takuan veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit

Në shënim të datës së 7 Marsit, ditë, e cila u kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin, Taulant Kelmendi, takuan veteranë të arsimit nga e gjithë Kosova.

“Rreth 50 mësuese e mësues të pensionuar, veteranë të arsimit, nga komuna të ndryshme, u bënë bashkë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Nën shoqërinë e bisedave miqësore, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e tyre kundrejt punës së palodhshme për të arritur edukimin dhe njëkohësisht arsimimin shqip të shumë brezave.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky takim, si pjesë e aktiviteteve për nder të 7 Marsit u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili përcolli mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit, veçanërisht veteranët e arsimit, të cilët ishin kontribuues të mëdhenj në formësimin e të ardhmes së arsimit në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →