Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti dhe Moller diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2023
​Kurti dhe Moller diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Moller, ku gjatë takimit u diskutua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, duke theksuar rolin dhe rëndësinë që Bundeswehr ka luajtur për sigurinë e vendit përmes misionit të KFOR-i në Kosovë dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kontingjenti i KFOR-it gjerman vazhdon të jetë më i madhi në Kosovë.

Ai e njoftoi për vëmendjen që i është dhënë mbrojtjes gjatë qeverisjes së deritanishme, buxhetin që i është ndarë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili këtë vit ishte mbi 200 milionë euro apo më shumë se 2% e Bruto Produktit Vendor, dhe rritjen e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë dhe mbështetjes së vazhdueshme të KFOR-it me qëllim garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →