Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti dhe Sassel biseduan për situatën me pandemi

nga E.Bullaku27 gusht 2021

Kryeministri Albin Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për marrjen e detyrës.
Në takim u fol për kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu Kurti theksoi marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë, siç është rasti me kompaninë “PowerPack”. U fol për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë.
U bisedua për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta.
Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Z.Sassel tha se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →