Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Kurti: Do të takohem për herë të parë me Escobar

nga Venera Grabanica31 janar 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot për herë të parë do takohet me përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë takimit do jetë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,
“Unë me Escobar takohemi sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të. Pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë që të japin qëndrimet dhe mendimet tona”, ka thënë Kurti pas homazheve që ka bërë te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do takohet nga ora 16:00.
Qëllimi kryesor i vizitës së Escobar dhe Lajçak është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →