Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti e deputeti ukrainas diskutojnë për raportet mes Serbisë e Rusisë

nga Kaltrina Berila27 tetor 2022

Në takim me deputetin ukrainas, Oleksiy Goncharenko, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se është e rëndësishme që të vazhdohet mbështetja për Ukrainën, nga vendet demokratike.
Në komunikatën e Zyrës së kryeministrit thuhet se Kurti e Goncharenko diskutuan për agresionin rus, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për “raportet e afërta të Serbisë me Rusinë”.
“Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet. Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas”, thuhet në njoftim.
Kurti e falënderoi deputetin ukrainas për interesimin dhe afërsinë e tij me Kosovës, si dhe për inicimin e rezolutës për njohjen e Kosovës nga Ukraina./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →