Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti e Gashi vlerësojnë se marrëveshjet ndërshtetërore kanë dhënë efekt

nga Gentrita Xhemajli19 gusht 2025
Kurti e Gashi vlerësojnë se marrëveshjet ndërshtetërore kanë dhënë efekt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në këtë takim sipas Zyrës së Kryeministrit është diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve.

Poashtu siç thuhet në komunikatë marrëveshjet ndërmjet dy vendëve kanë dhënë efekt.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, thuhet në komunikatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →