Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti e Osmani vazhdojnë takimet me komunitetet joshumicë

nga Kaltrina Berila17 mars 2021

Edhe sot kanë vazhduar takimet konsultuese të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani me partitë e komuniteteve jo shumicë.

Mëngjesin e së mërkurës ata kanë pritur në takim kryetarin e partisë së goranëve, Adem Hoxha.

Ndërsa, pas këtij takimi pritet të diskutojnë edhe me deputetin e Iniciativës Rome.

Prej fillimit të javës, dy fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë zhvilluar takime me partitë parlamentare në Kuvend me qëllim të konsultave për konstituimin e institucioneve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →