Kurti e Rama nënshkruajnë marrëveshjen për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030
(Lajmi përditësuar)
Kurti e Rama nënshkruajnë marrëveshjen për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.
Mbahet takimi Kurti- Rama që zgjati rreth 5 minuta
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim kryeministrit e Shqipërisë Edi Ramën. Takimi zgjati dikur rreth 5 minuta derisa nuk u bë e ditur se çka u diskutua.
Kurti e Rama pritet të kenë një takim të përbashkët
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë do të takohen pas seancës së Kuvendit.
Kështu merr vesh nga burimet RTV21.
Aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e përbashkët Kosovë- Shqipëri./21Media











