Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti e Spence flasin për rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

nga Venera Grabanica7 mars 2025
Kurti e Spence flasin për rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka takuar sot koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe agjencive të OKB-së.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti vlerësoi kontributin e OKB-së në zhvillimin e vendit dhe theksoi “përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimit që askënd mos ta lëmë prapa, duke vendosur drejtësinë sociale në qendër të politikave shtetërore”.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje si krim lufte dhe detyrimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për të mbijetuarat.

“Po ashtu, u trajtua çështja e verifikimit të diplomave, ku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zgjatjen e mandatit të Komisionit për këtë proces të rëndësishëm, duke siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë e barabartë për të ushtruar të drejtat e tij akademike dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet po ashtu se diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e digjitalizimit për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratën publike në çdo cep të vendit, një prioritet i Qeverisë së Kosovës në rrugën e modernizimit të institucioneve shtetërore.

“Qeveria e Kosovës ka mundësuar mekanizma ligjorë për bashkëpunimin e rregulluar dhe efektiv me agjencitë e OKB-së në vend, duke thelluar partneritetin në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →