Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Është koha që Greqia ta njohë Kosovën

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë e tha gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë.
Sipas Kurtit, njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.
“Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →