Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rrymën: E lanë Kosovën në terr
Kryeministri, Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ka folur edhe për krizën energjetike.
Për këtë Kurti ia ka hedhur fajin qeverive të kaluara, se kanë lënë Kosovën në terr.
Kurti tutje ka shtuar se e ka gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21.
”Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mugesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për dy dekada. Por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr”, ka thënë Kurti./21Media










