Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në orët e para të mëngjesit në facebook, ka falenderuar të gjithë kontribuesit që punuan në sanimin e dëmit në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm”, ka shkruar Kurti.

“I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, e ka përfunduar postimin e tij i pari i Qeverisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →