Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti flet për dialogun: Ka vetëm një temë që nuk pret

nga Venera Grabanica8 shtator 2021
Kryeministri Albin Kurti pas takimit ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së  për dialogun, Miroslav Lajçak, tha ka vetëm një temë që nuk pret, është çështja e të pagjeturve.
Ai ka shtuar se aktualisht mund të hapen tema diskutimi ndërmjet Kosovës e Brukselit por jo edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ka vetëm një temë që nuk pret, është çështja e të pagjeturve, e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe kjo me siguri se do të diskutohet në Bruksel, ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona që natyrisht nuk janë pranuar. Mund të hapen tema diskutimi ndërmjet Kosovës dhe Brukselit mirëpo jo edhe me Serbinë”,  tha Kurti.

Ndërsa, përfaqësuesesi special i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka pasur sot me shefat e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se pozicionet e Kosovës e Serbisë mbeten ende larg për një numër çështjesh dhe se ka shumë punë për të bërë para. /21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →