Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Gëzohem ky studio-bunker i Radios Kosova e Lirë tani është nën përkujdesjen e shtetit

nga B G12 qershor 2024
Kurti: Gëzohem ky studio-bunker i Radios Kosova e Lirë tani është nën përkujdesjen e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios “Kosova e Lirë”,  është nën përkujdesjen e shtetit tonë.

Ai ka shprehur mirënjohje për çlirimtarët lajmëtarë derisa në Instagram ka shpërndarë fotografi të bunkerit.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti./21Media

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →