Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Grevistëve ua paraqita tri oferta, ata thanë që greva vazhdon

nga Kaltrina Berila13 shtator 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit të së martës me Këshillin Grevist, ia ka paraqitur atij tri oferta shtesë, pos asaj prej 50 euro në muaj për tre muaj rresht.
Kurti ka thënë në një konferencë për media se ndonëse Këshilli Grevist i premtoi atij se do t’i diskutonte ofertat me anëtarësinë, sipas tij, menjëherë pas takimit, Rrahman Jasharaj, tha se greva do të vazhdojë.

Ai ka shtuar se problemi mes qeverisë dhe SBASHK-ut nuk është mungesa e dialogut.
Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →