Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt pasi u emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër

nga B G19 maj 2023
Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt pasi u emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, kosovares Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

“Duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme, kryeministri Kurti shtoi se posti që mban sot është i pari për një person me rrënjë nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Fanaj që teksa i shton përgjegjësitë si Këshilltare e Qeverisë, ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Në letrën e tij drejtuar Fanaj, kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →