Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Zejnullahu

nga E.Bullaku6 dhjetor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, me rastin e vdekjes së Sabit Zejnullahut.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në telegram të ngushëllimit.
Kurti e ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut e cila e mishëruar në prindin kombëtar i dha Kosovës një hero të kombit.
“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin.​
Ndryshe, varrimi i Sabit Zejnullahut është bërë sot në varrezat e fshatit Lladoc në Podujevë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →