Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja viziton memorialin e 11 Shtatorit në SHBA

nga Kaltrina Berila27 shtator 2025
Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja viziton memorialin e 11 Shtatorit në SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti gjatë vizitës në SHBA, ka bërë homazhe te memorialin e 11 shtatorit, duke shkruar se përkujtimi i kësaj date është gjithmonë një përvojë e dhimbshme.

“Vizita në memorial sot ishte veçanërisht prekëse. Është e vështirë të kuptosh se si një qytet kaq i gjallë dhe me ritëm të shpejtë u godit nga një shkatërrim kaq i madh. Ky memorial nderon jo vetëm aktet e pashprehshme të trimërisë së njerëzve që shpëtuan njëri-tjetrin, por edhe humbjen e jashtëzakonshme: gati 3,000 jetë të humbura dhe dhjetëra mijëra që vazhdojnë të vuajnë nga sëmundje të lidhura me këtë ngjarje. Megjithatë, ai qëndron gjithashtu si një kujtesë e qëndrueshmërisë, unitetit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në “X”.

Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Commemorating 9/11 is always a sorrowful experience. Visiting the memorial today was particularly moving. It is difficult to comprehend that a city so fast-paced and vibrant was struck by such devastation. This memorial honors not only the unspeakable acts of bravery shown by… pic.twitter.com/cMI65efM2c

— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2025

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →