Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti i siguron ministrat se takimet e tyre do të jenë të shpeshta

nga E.Bullaku4 shkurt 2020

Kurti me fjalim para kabinetit të tij

Në mbledhjen e parë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u përkujdes që ministrave të tij t’ua kujtojë se ata duhet të jenë kabinet i qytetarëve.

Kurti tha se është i bindur që tashmë ata e kuptojnë që ky shans është unik për secilin prej tyre, që siç tha ai të tregojnë aftësitë dhe shkathtësitë , përkushtimin dhe ndershmëritë e tyre.

Ai i siguroi ministrat se takimet e tyre do të jenë të shpeshta dhe të shumta, në mënyrë që ta koordinojnë punën dhe ta rrisin bashkëpunimin mes vete.

Në fund, kryeministri tha se “mos të harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët  e shohin veten. Le të jetë kjo një pamje që ata duan ta shohin përsëri dhe në vazhdimësi”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →