Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti komentoi draftin e përgatitur nga Serbia për minishengenin

nga Egzona Mehmeti13 shkurt 2020

Sipas Kurtit, kryefjala e politikës se tij nuk është Serbia, por republika e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot e komentoi gjithashtu edhe draftin e përgatitur nga Serbia për minishengenin, draft, të cilin e ka siguruar RTV21 dhe në të cilin thuhet se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë për synim largimin e të gjitha pengesave për rritjen progresive të tregtisë.

Kryeministri Kurti për RTV21 shkurt tha se ende nuk e ka parë këtë draft dhe se sipas tij, se kryefjala e politikës se tij nuk është Serbia, por Republika e Kosovës.

“Nuk është kryefjala e politikës sime Serbia por republika e Kosovës. Top prioritetet tona janë punësimi dhe drejtësia. Po merremi me riorganizimin e qeverisë për ti realizuar synimet tona. Unë nuk e kam parë atë dokument dhe mua nuk më kanë votuar qytetarët e Serbisë por më kanë votuar qytetarët e Kosovës”, tha kryeministri Kurti per RTV21./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →