Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Kosova anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore

nga Venera Grabanica11 dhjetor 2023
Kurti: Kosova anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Kartës Rinore

Kosova është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA). Kjo u bë e ditur sot nga Kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se EYCA bën bashkë 30 shtete të Evropës që lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi shtatë milionë të rinj.

“Pas aplikimit të suksesshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, aftësive apo statusit socio-ekonomik. Karta do të jetë e qasshme në formë digjitale, në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, karta do t’u japë qasje në mbi 60 mijë zbritjedhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →