Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Kurti: Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike që prej pavarësisë

nga Venera Grabanica6 shkurt 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka shënuar rritje ekonomike për 9.9 për qind, që e përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.
Kurti këtë e ka thënë gjatë takimit me deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatoviq, nga Partia e Gjelbër.
“Ai i njoftoi se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë. Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, ka thënë Kurti.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se deputetët u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje.
Tutje Kurti ka theksuar se shpreson që kancelari Scholz e rikthen Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.

Deputeti Mijatoviq theksoi rëndësinë e faktit që në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane është i theksuar integriteti territorial i Bosnjës dhe se kjo vlen për tërë rajonin.
Në fund të takimit, deputetët gjerman theksuan që te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →