Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Kosova nuk prodhon as targa neutrale e as të UNMIK-ut

nga Xh.D24 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se ka pasur opsione nga Brukseli për një marrëveshje, por se do të shihet pas takimit të sotëm nëse Brukseli e SHBA-ja kanë opsione tjera.
“Duhet ta shohim takimin e sotëm se a kanë opsione të tjera, por opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim me mua si kryeministër e me këtë udhëheqje demokratike”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se propozimi për targat neutrale erdhi nga i dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirsolav Lajçak.
Tutje, ai tha se nuk mund të ketë statuse neutrale në Kosovë, teksa shtoi se targat e Kosovës janë ato RKS, ndërsa targa të UNMIK-ut Kosova nuk prodhon.
“Unë nuk do të isha kryeministër po të mos ishte Kosova Republikë, unë s’mund të bëjë asgjë kundër Republikës, përveç që s’dua”, tha Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →