Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosngritjen e aktakuzave ndaj përgjegjësve për zhdukjen e Ukshin Hotit

nga Kaltrina Berila16 maj 2025
Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosngritjen e aktakuzave ndaj përgjegjësve për zhdukjen e Ukshin Hotit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar mungesën e veprimeve të sistemit të drejtësisë në Kosovë lidhur me zhdukjen e veprimtarit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, i cili u zhduk më 16 maj 1999 nga Burgu i Dubravës – një ditë para se të përfundonte dënimin e tij pesëvjeçar.

“…megjithëse shumë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës atë kohë, kanë dëshmuar për rrethanat e zhdukjes së Ukshin Hotit, sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës, nuk ka ngritur aktakuzë qoftë dhe në mungesë të të dyshuarve, për rastin e Ukshin Hotit” u shpreh Kurti gjatë një postim në Facebook me rastin e 26-vjetorit të zhdukjes së Ukshin Hotit.

Ukshin Hoti ishte arrestua më 1994 për aktivitetin e tij politik dhe ishte dënuar me pesë vite burgim. Sipas dokumenteve zyrtare, më 16 maj 1999 ai u “lirua” nga Burgu i Dubravës nga drejtori Aleksandër Rakoçeviq dhe mbikëqyrësi Branko Komatina, por që nga ajo ditë nuk është parë më asnjëherë. Emri i tij ishte fshirë nga lista e të burgosurve dhe pranë tij ishte shënuar: “ka mbaruar dënimin”.

“Mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën. Institucionet tona të drejtësisë e kanë obligim moral dhe kushtetues që të veprojnë me përgjegjësi, për të mos lejuar që harresa ta zëvendësojë drejtësinë”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se rasti i Ukshin Hotit është simbol i zhgënjimit që ndiejnë familjarët e të zhdukurve dhe gjithë shoqëria kosovare karshi drejtësisë që mungon.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →