Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti – kryetarëve të komunave: Të angazhohemi bashkërisht për arsimin dual

nga Kaltrina Berila8 tetor 2024
Kurti – kryetarëve të komunave: Të angazhohemi bashkërisht për arsimin dual

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban takim me kryetarët e komunave.

Në fillim të këtij takimi, ai përmendi edukimin e gjeneratave të reja përmes arsimit dual.

Kurti tha se “sot i kemi 12 profile me mbi 2500 nxënës”, ndërsa iu kërkoi kryetarëve të komunave rritjen e numrit të nxënësve, profileve dhe shkollave.

“Ju inkurajoj të gjithëve që e keni tashmë mësimin dual, ta rrisim bashkërisht numrin e nxënësve, numrin e profileve, numrin e shkollave, ndërkaq ju të nderuar kryetarë e nënkryetarë të komunave që nuk e keni ende sistemin e arsimit dual, është mirë që sa më parë të fillojmë një bashkëbisedim që ai të vendoset edhe aty ku ende nuk është”, tha ai.

Kurti kërkoi që “punët e mbara t’i vazhdojmë”, ndërsa tha se Qeveria do t’u ndihmojë komunave.

“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar e për t’ju përkrahur, andaj edhe për këtë le ta intensifikojmë dialogun e bashkëpunimin”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →