Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti kujton dëshmorin Adrian Krasniqi: Nuk pati frikë, sepse kishte shumë dashuri për liri

nga B.K16 tetor 2021


Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqin.
“24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së.
“Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb, Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së. Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →