Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KiE, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur

nga B G26 prill 2023
Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KiE, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur

Kryeministri i Kosovës tha se vendimi për liberalizim të vizave dhe pranimi i aplikimit në Këshill të Evropës janë konfirmim se Kosova është në rrugën evropiane e në “rrugën e duhur”.

Këto deklarata Kurti i bëri në Mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Javën që lamë pas, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me shumë mund e angazhim, veçanërisht me vendet hezituese arritëm ta zhbllokojmë këtë proces. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët më në fund mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç po bohet shteti ynë çdo ditë”, tha ai.
Më tej Kurti shtoi se beson që Kosova do ta japë kontributin e saj, si anëtare me të drejta të barabarta në Këshill të Evropës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →