Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: MASHTI është angazhuar që ky vit shkollor të shkojë mbarë

nga Kaltrina Berila2 shtator 2024
Kurti: MASHTI është angazhuar që ky vit shkollor të shkojë mbarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Arsimit është e angazhuar që ky vit shkollor të shkojë mbarë, derisa iu ka uruar nxënësve sukses.

Ai ka shkruar në Facebook në ditën e parë të shkollës se shtatori është muaj i fillimeve të reja dhe rrugëtimit të përbashkët “të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve”.

Kurti ka thënë se Qeveria i ka rritur nga muaji gusht shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç.

“Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes që na pret, për të cilën punojmë sot e çdo ditë. Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë, e unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →