Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kurti mburret me punën e Qeverisë në 3-vjetorin e fitores së VV-së

nga B G14 shkurt 2024
​Kurti mburret me punën e Qeverisë në 3-vjetorin e fitores së VV-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është mburrur për punën e Qeverisë së Kosovës në 3-vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.

Kurti para kabinetit qeveritar të mërkurën, tha se kanë dëshmuar se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit dhe me duar të pastra.

Sipas tij, në këto tri vite kanë shtrirë ligjshmërinë në tërë territron e Kosovës, sikurse kanë luftuar krimin dhe korrupsionin.

Duke përmendur dikasteret e ekonomisë dhe drejtësisë, Kurti tha se për të njëjtat ka pasur përpjekje për t’i ngadalësuar, por se të njëjtat do të bëhen.

“Kosova e 14 shkurtit, sot pas tri vitesh është Republikë më e qëndrueshme, më e sigurtë dhe më e mirë për të jetuar”, theksoi ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →