Kurti: Më shumë ka mundësi që së pari të hyjmë në NATO se sa në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka bërë kërkesë SHBA-ve për ndihmë në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe sipas tij kjo është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë, “më së pari mund të hyjmë në NATO se sa në BE”.
Kurti në një bashkëbisedim me gazetaren e Politico Europe dhe Agjencisë së Lajmeve ANA, Nektaria Stamouli në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, ka thënë se si në asnjë vit tjetër që nga çlirimi i Kosovës, kanë luftuar korrupsionin, ku rreth 300 zyrtarë publikë dhe shtetërorë janë arrestuar për korrupsion.
“Duam të hymë në NATO dhe BE por ka gjasë, është shumë e mundshme që për shkak të faktorëve të shumtë, më së pari mund të hyjmë në NATO se sa në BE. I kemi bërë kërkesë SHBA-ve për të na ndihmuar në kuptimin e anëtarësimit në NATO, kemi marrë përgjigje dhe jemi në bashkëpunim të afërt dhe po bëjmë një lloj tranzicionimi të ushtrisë sonë. Po e rrisim me 52 përqind buxhetin e mbrojtjes dhe e shohim Amerikën si aleatë i pashmangshëm në përforcimin dhe mbrojtjen e sigurisë sonë por edhe në hapat tanë drejt anëtarësimit në NATO dhe besoj që me invadimin rus në ukrahinë, përspektiva dhe shpejtësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO janë rritur”, tha ai./21Media










