Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti merr goditjen e parë pas zgjedhjes së Bashës, dorëhiqet Liburn Aliu

nga B G27 gusht 2025
Kurti merr goditjen e parë pas zgjedhjes së Bashës, dorëhiqet Liburn Aliu

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur  se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.”

Ai tha se arsyeja  e dorëheqjes është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar Kuvendi.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.”

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.”, tha Aliu./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →