Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Mezi presim që ushtarët suedez të ndihmojnë Kosovën në mbrojtjen e kufirit ndaj agresionit nga Serbia

nga B G7 mars 2024
Kurti: Mezi presim që ushtarët suedez të ndihmojnë Kosovën në mbrojtjen e kufirit ndaj agresionit nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Suedinë për anëtarësimin në NATO.

Kurti përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Kosova mezi pret ushtarët e parë të Suedisë në kuadër të KFOR-t të ndihmojnë për ruajtjen e kufirit kundër agresionit të Serbisë.

“Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Suedia sot zyrtarisht është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington.
Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →