Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti mirëpret njohjen nga Sudani: Faleminderit presidentes sonë për angazhimin e saj

nga Venera Grabanica12 prill 2025
Kurti mirëpret njohjen nga Sudani: Faleminderit presidentes sonë për angazhimin e saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Sudani, duke thënë se shtetit iu shtua edhe një njohje e re dhe popullit një miqësi më shumë, shkruan Gazeta Express.

Kurti në reagimin e tij ka uruar qytetarët e vendit dhe ka falënderuar presidentin  e Sudanit për këtë vendim.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

” Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →