Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Mjekët dhe punëtorët shëndetësorë kanë paga më të dinjitetshme

nga Venera Grabanica10 qershor 2023
Kurti: Mjekët dhe punëtorët shëndetësorë kanë paga më të dinjitetshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që është në fuqi, mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë u janë siguruar paga më të dinjitetshme, teksa mjeku specialist në Kosovë me këtë ligj ka një nga pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Kurti i bëri këto komente gjatë takimit me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri.

Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë këtij takimi, u fol për rëndësinë e dialogut social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave dhe kontratën kolektive.

“Të dy palët u dakorduan për dinamizim të këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →