Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti nderon nënën Ferdonije: Kujtesë e pafundme dhe qëndresë për viktimat e gjenocidit serb

nga Gentrita Xhemajli27 mars 2025
Kurti nderon nënën Ferdonije: Kujtesë e pafundme dhe qëndresë për viktimat e gjenocidit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu sot nderimin dhe respektin për Nënën Ferdonije Qerkezi, një simbol i qëndresës dhe kujtesës për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ai kujtoi traditën e bukur të familjes Qerkezi, e cila festonte çdo datë të veçantë, por theksoi se tani, pas humbjes së pesë anëtarëve të saj në vitin 1999, Nëna Ferdonije jeton pesëfish vetminë. Katër djemtë dhe bashkëshorti i saj u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe, duke lënë pas dhimbje të thellë.

Kurti e quajti atë një figurë të fuqishme të kujtesës dhe qëndresës kombëtare, duke nënvizuar se dhimbja e saj është një detyrim për të mos harruar asnjëherë gjenocidin dhe tragjeditë që kaloi populli shqiptar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →