Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti në koncertin e Shkurte Fejzës: Në ditët e errëta na frymëzuat e ngushëlluat

nga Kaltrina Berila9 qershor 2024
Kurti në koncertin e Shkurte Fejzës: Në ditët e errëta na frymëzuat e ngushëlluat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në koncertin “50 vjet zëri i kombit” të këngëtares Shkurte Fejza mbrëmë tha se ajo e ka frymëzuar e ngushëlluar popullin në robëri e i ka dhënë shpresë e forcë

Në koncertin për 50 vjetorin e karrierës së Shkurte Fejzës, të organizuar dhe mbajtur në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Kurti tha se këngët e Fejzës na kanë dhënë shpresë e forcë, “që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”.

“Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”.

Para shumë të pranishmëve në këtë koncert, kryeministri i tha Shkurte Fejzës se “do ta marrim qarkun edhe sonte si ngahera me këngët tuaja: qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme të secilës e të secilit që lindi, deshi, punoi e luftoi, ra e jeton për Kosovën”.

Fjala e plotë e Kurtit:

I nderuar kryeparlamentar Glauk, e nderuar zëvendëskryeministre Donika,

Të nderuara ministra, deputetë e përfaqësues të institucioneve, kryetarë të komunave,

Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të shteteve mike,

I nderuar kompozitor i ”Xhamadani Vija Vija”, Zef Çopa,

Të dashur pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, trevat e tjera shqiptare e nga mërgata,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashura motra dhe vëllezër,

Është vështirë ta marrësh fjalën para këngës, dhe dyfish vështirë përballë kremtes së 50- vjetorit të zonjës që mori fjalën për qëndresën dhe sakrificën e popullit shqiptar. Andaj unë i kërkoj faje zonjës Fejza, që po e marr fjalën fare shkurtimisht për t’ju falënderuar asaj nga zemra ime dhe nga zemra e madhe e popullit të Kosovës.

Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin.

Andaj do ta marrim qarkun edhe sonte si ngahera me këngët tuaja: qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme të secilës e të secilit që lindi, deshi, punoi e luftoi, ra e jeton për Kosovën.

Jemi mirënjohës për dhuratën e këngës suaj që na bashkon sot e gjithnjë e përgjithmonë.

E tash le ta festojmë sonte këtë përvjetor që përkon më 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Për 50 vjet të tjera jetë, të mbushura me muzikë për ju, dhe për një përjetësi në liri për Kosovën dhe shqiptarët.

Gëzuar!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →