Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti në vitin e ri e vizitoi familjen e Rexhep Selimit

nga Egzona Mehmeti2 janar 2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në natën e dytë të vitit të ri ka vizituar familjen e shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimit.

Kurti këtë e bëri të ditur sot përmes një postimi, ku uroi që Selimi të lirohet sa më shpejt.

“Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja.”, shkroi Kurti në facebook.

Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit më 4 nëntor 2020 i është  konfirmuar një aktakuzë nga Dhomat e Specializuara./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →