Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti nesër pret kryeministrat e BENELUX-it në Aeroportin e Prishtinës

nga R3 korrik 2023
Kurti nesër pret kryeministrat e BENELUX-it në Aeroportin e Prishtinës

Kryeministri Albin Kurti nesër do t’i pres në mëngjes kryeministrat e Belgjikës dhe të Luksemburgut, në aeroportin “Adem Jashari”.

Pritja në aeroport do të bëhet nga ora 07:55.

Ndërkohë, nga ora 09:15 deri në orën 9:20, Kurti do të përshëndetë të dy homologët para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa pas kësaj ata do të mbajnë takim në zyrën e kryeministrit.

Tre kryeministrat më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, sipas agjendës së publikuar nga Zyra për Media e Qeverisë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →