Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti nis mbledhjen duke u lavdëruar

nga E.Bullaku23 mars 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mbledhur sot kabinetin e tij.
Mbledhjen e 68-të, Kurti e ka nisur duke përmendur punën që kanë bërë për një vjet qeverisje.
Ai ka thënë se qytetarët kanë votuar për luftën ndaj korrupsionit institucional dhe financiar, kthimin e virtyteve në institucione që shpërndajnë barazi e drejtësi, për kthimin e aftësisë në borde që administrojnë burimet ekonomike dhe njerëzore, rritjen e punësimit dhe shpërndarjen më të drejtë të punës sipas aftësive dhe kualifikimit e të tjera, shkruan rtv21.tv
“Gjatë këtyre 365 ditëve kishim 67 mbledhje të Qeverisë, ku morëm 581 vendime, e sot i tejkalojmë 600 sot, proceduam 128 projektligje ku sot i kalojmë 130, më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake, në vitin e parë të saj”, ka thënë Kurti.

Kurti e ka cilësuar vitin e parë të qeverisjes së tij si vit të kthesës drejt zhvillimit./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →