Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti niset drejt Mynihut

nga B.K14 shkurt 2020

Shoqërohet nga ministri Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mynih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare për Kurtin në postin e të parit të qeverisë së Kosovës.

Bashkë me kreyministrin Kurti është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Kurti e ka ftuar dje në takim presidentin Thaçi, për ti bashkërenduar qëndrimet, para konferencës së sigurisë, por ai tashmë ishte nisur drejt Mynihut. Ndërkaq, sot presidenti Thaçi refuzoi të flasë direkt për ftesën e Kurtit, por kërkoi koordinim të pushtetit me pozitën.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →