Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti për Demaçin: Ishte i gjithkujt përveç vetës së tij

nga Kaltrina Berila17 shkurt 2020

Kurti e Osmani me homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për nder të 12 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kryeministri pas homazheve në një prononcim për media tha se Demaçi ishte i gjithkujt përveç vetës së tij.

“Si shkrimtar dhe intelektual i ri Adem Demaçi, baca Adem frymëzoi e inspiroi breza të tër të veprimtarëve e luftetarëve si askush tjetër. Në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne përulemi jetës, veprës dhe luftës së tij të cilat ai nuk i ndau asnjëherë nga njëra-tjetra”, tha Kurti.

Ndërsa Osmani u shpreh se Demaçi ishte një prej veprimtarëve smbol të çështjeve shqiptare, që luftoi okupimin serb nëpërmjet sakrificës së tij për vite me radhë. “Ai dëshmoi se si liria individuali sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive”, tha ajo./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →