Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti për instalacionin e Alketa Xhafa-Mripës në Strasburg: Punë që dhimbjen e kthen në motiv

nga Gentrita Xhemajli19 qershor 2025
Kurti për instalacionin e Alketa Xhafa-Mripës në Strasburg: Punë që dhimbjen e kthen në motiv

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar instalacionin artistik “Mendoj për Ty” të artistes me famë ndërkombëtare Alketa Xhafa-Mripa, si një akt që e kthen dhimbjen në motiv dhe heshtjen në një kujtesë të fuqishme publike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se instalacioni “Mendoj për Ty”,  u vendos në Strasburg pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Kjo vepër, sipas tij, është rrënjosur në përvojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, instalacioni i saj ‘Mendoj për Ty’ ngrihet në Strasburg, në kryeqytetin evropian të të drejtave të njeriut.”- ka shkruar Kurti.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →