Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kurti për Madeline Albright: Do të na mungosh zonja sekretare

nga Venera Grabanica23 mars 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-sekretares të Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.
Në një postim në Twitter Kurti ka shkruar se Albright ishte mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë.
“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Për vdekjen e Madeleine Albright ka reguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →