Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti për mediumin francez: Sulmi në Banjskë ishte akt agresioni nga Serbia

nga Kaltrina Berila13 tetor 2023
Kurti për mediumin francez: Sulmi në Banjskë ishte akt agresioni nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk i beson ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresionit nga Serbia.

Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.

“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, është shprehur Kurti.

I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson. “Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →