Kurti përmend çështjen e Luginës së Preshevës në takim me zyrtaren e DASH-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit që ka pasur sot me zëvendës ndihmëssekretaren e SHBA-së nga Bryoja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, ka përmendur çështjen e spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Në këtë takim, ai gjithashtu i shprehu zëvendës ndihmës Sekretares brengën e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë. Kryeministri e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për vizitën, takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës”, ka njoftuar zyra e Kryeministrit.
Në takim ishte edhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi. Rexhepi nënvizoi se Kosova është shteti multietnik dhe se qeveria po angazhohet t’i fuqizojë komunitetet joshumicë.











