Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Po mblidhen nga insitucionet të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

nga B G9 maj 2024
Kurti: Po mblidhen nga insitucionet të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi.

Ai bëri të ditur se më të biseduan për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, duke shtuar se Kurti: të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të mblidhen nga institucionet vendore.

“Të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →