Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Populli ynë nuk i do të korruptuarit

nga E.Bullaku26 janar 2022

Që kur Qeveria Kurti mori detyrën në mars të vitit 2021, dëshmoi vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e krimit në çdo pjesë të vendit, pa marrë parasysh cilit grup etnik apo grup interesi u takonin kriminelët dhe të korruptuarit.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, shkruan rtv21.tv
Ai ka bërë të ditur se në periudhën janar-dhjetor 2021, janë realizuar 571 operacione policore, ndërsa janë goditur 49 grupe kriminale. Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë janë regjistruar 339 raste, janë arrestuar 260 të dyshuar dhe janë ngritur 300 kallëzime penale ndaj 736 personave të dyshuar.
Tutje, kryeministri ka theksuar se vlerësimi pozitiv i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, i inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit.
“Jemi të vetëdijshëm që është rrugë e gjatë, por nuk do të ndalemi asnjëherë…Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit”, ka theksuar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →