Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas

nga B G30 gusht 2024
Kurti pranoi çmim mirënjohës nga gazetarët ukrainas

Gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, përmes programit Journalists in Residence (JiR), i dorëzuan kryeministrit Albin Kurti çmim mirënjohjeje për “Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit mes mediave në Ukrainë dhe Kosovë”.

Kryeministri Kurti e pranoi këtë çmim nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, duke shprehur mirënjohje për përpjekjet, punën dhe kontributin e vazhdueshëm të gazetarëve ukrainas.

Ai ka thënë se ka qenë obligim përkrahja e luftës së drejtë çlirimtare për liri dhe demokraci e Ukrainës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dy javë më parë, në përputhje me kërkesën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave (ECPMF), kanë aprovuar kërkesën që edhe tre gazetarë të tjerë ukrainas të vijnë në Kosovë përmes programit JiR.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →